Jeton NezirajSkenaristJeton Neziraj (1977), dramaturg, aktualisht është drejtor i Qendrës Multimedia në Prishtinë. Ka shkruar 15 drama të cilat janë vënë në skenë dhe janë prezentuar në Kosovë dhe jashtë sajë, në Evropë e në Amerikë, e poashtu janë përkthyer dhe botuar edhe në gjuhë të tjera, si në: anglisht, frengjisht, maqedonisht, sllovenisht, kroatisht, rumanisht,...më shumë
Vendi i lindjes: KacanikWeb - Faqja: www.jetonneziraj.com
Jeton Neziraj (1977), dramaturg, aktualisht është drejtor i Qendrës Multimedia në Prishtinë. Ka shkruar 15 drama të cilat janë vënë në skenë dhe janë prezentuar në Kosovë dhe jashtë sajë, në Evropë e në Amerikë, e poashtu janë përkthyer dhe botuar edhe në gjuhë të tjera, si në: anglisht, frengjisht, maqedonisht, sllovenisht, kroatisht, rumanisht, boshnjakisht, gjermanisht, spanjisht, serbisht etj. Drama e tij "e;Liza po fle"e; ka fituar vendin e parë në konkursin kombëtar për dramë të organizuar nga Shtëpia Botuese "e;Buzuku"e;. Filmi artistik me metrazh të gjatë "e;Gomarët e kufirit"e;, me skenar të tij ka pasur premierën në fillim të vitit 2010. Neziraj është poashtu autor edhe i dhjetra shkrimeve e analizave mbi fenomene të ndryshme kulturore, të cilat janë botuar në revistat dhe magazinat lokale e ndërkombëtare. Tregimet e tija të shkurtra janë botuar në revistat lokale në Kosovë dhe Shqipëri. Ai poashtu është autor i disa librave monografik, përfshi edhe asaj për aktorin e famshëm kosovar Faruk Begollin. Dramat e tij janë prezentuar në festivale të rëndësishme teatri ne Evropë.