Avni AbaziAktorAvni Abazi lindi në vitin 1976 në Pejë, Kosovë, ku përfundoi shkollën fillore dhe atë te mesme. Në vitin 1995 Avniu shkon në Shqipëri ku u pranua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Profesori i tij i parë ishte aktori i famshëm shqiptar Kadri Roshi. Pas trazirave në Shqipëri në vitin 1997, Avniu u kthye në Kosovë dhe vazhdoi studimet në...më shumë
Data e lindjes: 28.01.1976 Vendi i lindjes: Peje
Avni Abazi lindi në vitin 1976 në Pejë, Kosovë, ku përfundoi shkollën fillore dhe atë te mesme. Në vitin 1995 Avniu shkon në Shqipëri ku u pranua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Profesori i tij i parë ishte aktori i famshëm shqiptar Kadri Roshi. Pas trazirave në Shqipëri në vitin 1997, Avniu u kthye në Kosovë dhe vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës. Mësuesit e tij në Prishtinë ishin Faruk Begolli dhe Luan Daka. Pas luftës në Kosovë në vitin 1999, Avniu shkoi jashtë shtetit për një vit, për të studiuar gjuhën angleze dhe gazetaria dhe Menaxhmenti i Mediave në Universitetin Amerikan në Bullgari. Në vitin 2000 Avniu kthehet në Kosovë dhe themelon "Asociacionin për zhvillimin e artit dhe Kulturës ne Ballkan - ACADB", në të njëjtën kohë vazhdon studimet e tij në klasën e Enver Petrovcit. Avni Abazi është diplomuar në Universitetin i Prishtinës në vitin 2002 si aktor profesionist.

Avni Abazi ka treguar talentin e tij në shumë shfaqje teatrale, role televizive dhe filma. Në qershor të vitit 2002, Avni Abazi prodhon serialin e parë televiziv në Kosovën e pasluftës Jeta e njw Toke. Seriali 15 episodesh ishte sukses i madh në Kosovë, ai tregoi aftësinë si prodhues duke menaxhuar 104 aktorë, 14 regjisor dhe 10 skenaristë. Suksesi i tij në Kosovë e mori atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të paraqitur punën e tij. Në vitin 2002 Avni Abazi fiton çmim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për inovacionin dhe arritjet e tij në kinematografinë e Kosovës me "Jeta e një Tokën". Në mars të vitit 2005, Avniu bëhet president i Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës - UAFK. Në nëntor të vitit 2005, Avniu largohet nga Kosova për të ndjekur karrierën e tij në SHBA. Në vitin 2008, pak para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Avniu kthehet për të ndihmuar artin dhe filmin ne Kosovë. Në vitin 2009, ai u zgjodh anëtar në bordin e RTK-s me mandat dy vjeçar. Puna e tij e fundit është roli kryesor ne serialin televiziv Qyeteti pa lumë që u dha premier në RTK në vitin 2011, Avni Abazi ka fituar statusin e "personit me aftësi të jashtëzakonshme në industrinë e filmit" nga qeveria e SHBA-ve. Avniu sot jeton dhe punon në Prishtinë.