Shukri KAÇANIKUDrejtor fotografieShukri Kaçaniku lindi më 2 tetor, 1951 është xhirues filmi-drejtor fotografie në filmat televiziv dhe kinematografik.
Filloi karieren e tij prej xhiruesit filmik me kamerën e vogël 8mm në Kino klubin Optika në Mitrovicë në vitin 196,.Nga viti 1968 deri ne vitin 1971 botoi ne revista dhe gazeta te ndryshme fotografi ,kryesisht nga lamia sportive (Rilindja,...më shumë
Data e lindjes: 02.10.1951 Vendi i lindjes: MitroviceWeb - Faqja: http://www.kosovapicture.8k.com/index_1.html
Shukri Kaçaniku lindi më 2 tetor, 1951 është xhirues filmi-drejtor fotografie në filmat televiziv dhe kinematografik.
Filloi karieren e tij prej xhiruesit filmik me kamerën e vogël 8mm në Kino klubin Optika në Mitrovicë në vitin 196,.Nga viti 1968 deri ne vitin 1971 botoi ne revista dhe gazeta te ndryshme fotografi ,kryesisht nga lamia sportive (Rilindja, Trepça dhe Sportske Novosti-Zagreb). Në vitin 1972 punësohet ne Televizionin e Beogradit - redaksia në gjuhen shqipe, si assistent xhiruesi filmik. Gjate punes ne TVB punoi me regjisorin Ekrem Kryeziu (dokumentaret TV: Kullat e Junikut, Duart e arta etj.). Ne vitin 1974 puntorët e redaksisë shqipe të TVB ishin baza kryesore e prodhimit të televizionit te sapo themeluar Radio Televizioni i Prishtinës (RTP). Ne periudhen 1972 deri me 1991 xhiroi shumë programe,emisione dhe storje e kronika te ndryshme për nevojat e TVPrishtines dhe stacioneve tjera TV , por ma së shumti u pëlqye si drejtor i fotografise ne programe artistike: filmat dhe dramat televizive.Iishte student ne akademin e filmit -dega e kameres filmike ne FDU-Beograd kurse me 1998 mbaroi institutin kinematografik ne Osllo-Norwegji. Gjithashtu për Kosovafilmin punoi në shumë projekte filmike. Filmin e parë dokumentare-turistikë me ngjyra-Eastmancolor 16mm e xhiroi ne vitin 1974: Kosova (regjisor: Ekrem Kryeziu), në prodhim te Lidhjes turistike te Kosoves.Gjate periudhes 1991-1999 qendroi ne Norvegji ku punoi në Nordisk Film Post Production:color timing(lexues i dritave) dhe në disa projekte filmike dhe televizive. Eshte pioner i kinematografise dhe televizionit kosovar.
http://www.imdb.com/name/nm0443739/