Arian KrasniqiSkenaristArian Krasniqi u lind në Prishtinë, më 7 gusht 1981.

Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në Drejtimin e Dramaturgjisë.

Është i autor i shumë dramave dhe skenarëve për filma metrazhesh dhe zhanresh të ndryshme. Dramat e tij: Gruaja në kornizë, Turni i natës, Gogoli, Gjashtë Bora e Kuqe, etj, janë inskenuar në teatrot...më shumë
Data e lindjes: 07.08.1981 Vendi i lindjes: Prishtinë
Arian Krasniqi u lind në Prishtinë, më 7 gusht 1981.

Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në Drejtimin e Dramaturgjisë.

Është i autor i shumë dramave dhe skenarëve për filma metrazhesh dhe zhanresh të ndryshme. Dramat e tij: Gruaja në kornizë, Turni i natës, Gogoli, Gjashtë Bora e Kuqe, etj, janë inskenuar në teatrot e Prishtinës e Gjilanit.

Me shfaqjen Gjashtë ka prezantuar Teatrin Kombëtar në Festivalin e Teatrove Eksperimentale në Kajro të Egjiptit (2005). Kjo dramë po ashtu është realizuar si lexim skenik në Festivalin NEAT 11 ne Nottingham të Anglisë, (maj 2011). Ndërsa, me filmin e shkurtë BUS është prezantuar në Festivalin Evropian të Filmit të Shkurtë në Karlsruhe të Gjermanisë (2005).

Është fitues i dyfishtë i Çmimit për Skenarin më të Mirë në Festivalin e Filmit NineEleven (Edicionet 2005, 2006) me filmat e shkurtë Green Card dhe SAKICA.

Skenari i metrazhit të shkurtë SHNETA është mbështetur për realizim nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është dhënë premierë në Festivalin PriFilmFest (2009)

Ka shkruar skenarin prej 24 pjesësh të radio-komedisë Heronjtë e natës, realizuar dhe transmetuar në Radio-Kosovë (2011).

Është autor i skenarit të serialit Andrrat që është transmetuar në platformën Kujtesa 2012.

Është njëri ndër themeluesit dhe menaxher i Revistës për Teatër dhe Dramë: LOJA.

Është njëri prej themeluesve të Festivalit Ndërkombëtar për Film dhe Teatër Skena Up

Shkruan kritikë teatri dhe filmi, në shtypin ditor dhe atë periodik.

Në periudhën shtator 2008 - gusht 2009 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Është ligjërues i lëndës Hyrje në skenar në Akademinë Evolucion në Prishtinë.