Faik IspahiuRegjisor, Drejtor fotografie, Skenarist, MontazhierFaik Ispahiu ka diplomuar për Regji në Televizion, Film, Radio dhe Teatër dhe ka më shumë se 16 vjet përvojë në pozita menaxhuese, mbikëqyrëse, trajnimi, mbështetje të gazetarisë profesionale dhe zhvillimin e medias së lirë dhe të pavarur në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.

Faik Ispahiu është regjisori dhe producenti ekzekutiv i debateve...më shumë
Data e lindjes: 03.09.1972 Vendi i lindjes: Prishtinë
Faik Ispahiu ka diplomuar për Regji në Televizion, Film, Radio dhe Teatër dhe ka më shumë se 16 vjet përvojë në pozita menaxhuese, mbikëqyrëse, trajnimi, mbështetje të gazetarisë profesionale dhe zhvillimin e medias së lirë dhe të pavarur në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.

Faik Ispahiu është regjisori dhe producenti ekzekutiv i debateve më të shikuara për ngjarjet aktuale Jeta në Kosovë, Drejtësia në Kosovë të BIRN-it dhe Internews Kosova, si dhe debateve TEMA - serialit të parë të debatit televiziv që fokusohet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, të transmetuar në Kosovë, Serbi dhe stacione të tjera televizive në rajonin e Ballkanit.

Ai është gjithashtu krijuesi i platformës së vetme të medias sociale në Kosovë www.kallxo.com, që iu mundëson qytetarëve të raportojnë rastet e korrupsionit, konfliktit të interesit të zyrtarëve publikë si dhe ka qenë anëtari i ekipit që zhvilloi portalin online www.gazetajnk.com i njohur si lider në raportimin hulumtues në Kosovë.

Ispahiu është specializuar në ofrimin e trajnimeve me fokus të veçantë në mediat elektronike, menaxhim dhe marketing, produksion televiziv, si dhe zhvillimin e strategjisë komerciale për mediat në Kosovë. Ai udhëheq gjithashtu projektin e monitorimit të gjykatave të BIRN-it dhe ka zhvilluar seritë e debateve televizive për zgjedhjet komunale të prodhuara nga BIRN-i për RTK-në.

Z. Ispahiu ka punuar për një numër organizatash, përfshirë IREX Kosova, ICRC-në dhe ka qenë një nga anëtarët e ekipit themelues të lansimit të stacionit televiziv Kohavision. Ai ka punuar në themelim dhe menaxhuar Rrjetin e parë të Stacioneve Ndëretnike Radiofonike të pasluftës, CERPIK, si dhe Rrjetit Kosovar për Telekomunikacionin Tokësor - KTTN.