Anëtarësimi

Anëtarësimi në UAFK është i hapur për çdo krijues kinematografik që profesionalisht merret me artin e filmit, që është i diplomuar në shkollë superiore përkatëse të licencuar nga Ministria e Arsimit ose që ka diplomë të shkollës superiore përkatëse në ndonjë vend tjetër por të nostrifikuar në Kosovë. Studentët e shkollave  superiore përkatëse të licencuar që kanë marrë pjesë profesionalisht në punimin e së paku dy filmave, gjithashtu kanë të drejt të anëtarësohen në UAFK.

Nëse plotësohen kriteret profesionale, anëtarësia në UAFK është e hapur pa marrë parasysh racën , gjininë, orientimin seksual, kombësinë, religjionin, moshën dhe aftësitë fizike.

Kuvendi I anëtarëve (KA) do të vendos me vendim të veçantë nëse do të kërkohet pagesa e anëtarësisë nga anëtarët si dhe lartësinë e pagesës. Mospagesa e anëtarësi, pas paralajmërimit me shkrim, do të shërbej si bazë për përjashtimin e anëtarit nga UAFK.

Anëtarësimi i ndonjë anëtari gjithashtu mund të përfundojë ose suspendohet me vendimin e Kuvendit të Anëtarëve në rast të shkeljes së dispozitave të Statutit, Kodit Etik, si dhe rregullave të tjera të miratuara nga Kuvendi I Anëtarëve të UAFK, e që janë në harmoni me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe standardet dhe praktikën më të mirë ndërkombëtare. Në rast të suspendimit, kohëzgjatja e suspendimit do të përcaktohet nga Kuvendi I Anëtarëve.

Përfundimi ose suspendimi I anëtarësimit bëhet nga Kuvendi I Anëtarëve dhe vendimi I tillë merret nga shumica e votave të anëtarëve prezent.

Anëtarët e UAFK duhet që profesionalisht të merren  ose të kenë të kryer shkollën superiore te licencuar, për  ndonjërin prej këtyre profesioneve: regjisor,aktorë, drejtor fotografie, skenarist, montazhier, kostumograf, skenograf dhe kompozitor.

Mbështetur në këtë Statut Kuvendi I Anëtarëve do të nxjerrë rregullore rreth procedurave teknike lidhur me anëtarësimin.