Qëllimi

Për realizmin e misioni të vet, UAFK angazhohet për arritjen e qëllimeve në vijim:


  • Të jetë partner aktiv në procesin e krijimit dhe formimit të të gjitha koncepteve, legjislacionit, modeleve dhe të vendimeve që korrespondojnë dhe ndikojnë në çështjet e artit kinematografik në Kosovë
  • Të zhvilloj dhe të mbroj interesat e artit të filmit në Kosovë.
  • Të përfaqësoj strukturën dhe anëtarësinë e vet para institucioneve vendore, qeveritare dhe publike në Kosovë
  • Të përfaqësoj strukturën dhe anëtarësinë e vet para institucioneve rajonale dhe ndërkombëtare
  • Të përfaqësoj anëtarët e vet para organizatave, shoqatave dhe dërmarrjeve që kanë marrëdhënie direkt me produksionin, shpërndarjen dhe ekspozimin e produkteve kinematografike.
  • Sipas mundësive financiare të siguroj konsultime juridike dhe përfaqësim juridik të anëtarëve të vet.