UAFK është organizatë profesionale që ka për mision të kontribuoj në zhvillimin e artit kinematografik në Kosovë, si dhe të mbrojë dhe avancoj pozitën e krijuesve të artit kinematografik në Kosovë. më shumë

“Heshtje” e Bekim Gurit, fiton çmimin e publikut

Në festivalin ndërkombëtar “CinEuphoria”, filmi i shkurtër “Heshtje” rrëmben çmimin e publikut, ndërkohë që Bekim Guri, në këtë mbrëmje zgjodhi të jetë prezent në premierën e filmit “Night Mein Tag”, në cilësinë e aktorit.

“Sot është natë e veçantë për mua, si regjisor edhe si aktor” kështu tha aktori dhe regjisori Bekim Guri, në rrjetin social facebook, para premierës së filmit “Night Mein Tag”. Sante Guri dhe puna e tij u shfaq në dy profile të artit, si aktor dhe si regjisor. Ai zgjodhi të ishte prezent në premierën e filmit “Night Mein Tag”, pasi që lunate njërin nga rolet e filmit të gjatë, i cili është bërë nga një kompani Holiwoodi “Columbia Pictures” dhe “Sony Pictures”, pas premierës së filmit, thanaonline kontaktoi me Gurin dhe mori përshtypjet e para.

“Kalova shumë mirë dhe filmi ka dal shumë mirë, kam marrë shumë vlersime prej të gjithëve, së bashku me mikun Kasemin, është folur shumë për ne nga emra të mdhenjë të kinematografië siç është Til Schweiger,por edhe nga kolegët actor, Moritz Bleibtreu, Axel Stein , Ana Maria Muhe etj” tha ai. Sipas Gurit, filmi do të jetë shumë shpejt edhe në Prishtinë. Ndërkohë filmi i tij i shkurtër “Heshtja” në festivalin ndërkombëtar “CinEuphoria”, në Lisbonë të Portugalisë, i cili sonte kishte ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, fitoi çmimin e publikut. Ishte e hapur, forma e votimit për film, gjë për të cilën Bekim Guri, falenderon çdo njërin që ka votuar për film, duke shtuar që është shumë i emocionuar për këtë çmim “sepse e fitova nga kolegët, familjarët dhe gjithë ju që edhe ndoshta s’më njihni, por nga miqtë e mi që lobuan për filmin tim” deklaroi ai. Rrëfimi 6 minutësh i Bekim Gurit, pati mahnitur jurinë profesionale të festivalit “CinEuphoria”, në shfaqjen e tij me 19 nëntor në kryeqytetin portugez.

Filmi arriti të vlerësohet lart me rastin e prezantimit në blogun zyrtar të festivalit dhe u nominunar në dy kategori: për “regjisorin më të mirë” dhe “çmimin e publikut”, këtë të fundit e rrëmbeu. ”duke votuar heshtjen në radhë të parë me keni nderur mua, po ashtu keni nderuar edhe veten tuaj, duke lobuar për një film i cili po i prezanton dhimbjet dhe të kaluaren aq të rëndë që kemi kaluar si popull” tha ai.“Heshtja” provokoj audiencën, me shfaqjen e një realiteti të mundshëm në rrethana lufte, ekzaktësisht duke paraqitur tmerrin e luftës së fundit në Kosovë. Filmi nis me disa zhurma të vuajtjeve, një njeri ( Bislim Muçaj ) vëzhgon përmes dritares së një vagoni të trenit. Përqafon vajzën e tij si dhjetëra njerëz të tjerë që e ndajnë të njëjtën hapësirë me të. Jashtë shihen ushtarët brutal që vrasin një grup civilësh të cilët paraprakisht keqtrajtohen pranë disa trupave tani të pajetë.

Kur vuajtja dhe poshtërimi duket të jetë destinacioni i vetëm në jetë , vdekja është një zgjedhje për ta, për të shpëtuar ?” Guri përmend disa emra, të cilët konsideron që po e ndihmojnë filmin të ec përpara “Është distributori im “Mailuki Films” që po bënë një punë të mrekullueshme, falenderoj drejtorin e Cineupthorias, Paulo Perlata, po ashtu edhe z, Carlos Salvatos, që bëri një pershkrim fantastik lidhur me filmin tonë “Heshtje” që u shfaq me datë 10 të këtij muaji në Vizau në “short cutz”, që besoj ka nxitur shumë njerëz për të votuar, uroj edhe gjithë ekipen për punën që kanë bërë” than në fund ai. Ky film është shpërblyer deri tnai me keto çmime: Tiranë, “çmimi i publikut”, Paris “Cinearail”,filmi më i mirë i shkurt artisik ose best short, Basel “Montazha më e mirë” Bledar Bujupi dhe Valon Jakupaj, New York Albanian film festival,,Aktori më i mirë” Bislim Muçaj dhe në Lisbonë të Portugali, “CinEuphoria”, “çmimi i publikut”. http://cineuphoria09.blogspot.pt/2014/01/cineuphoria-premios-2014-premios-do_1941.html