UAFK është organizatë profesionale që ka për mision të kontribuoj në zhvillimin e artit kinematografik në Kosovë, si dhe të mbrojë dhe avancoj pozitën e krijuesve të artit kinematografik në Kosovë. më shumë

“Heshtje” siguron pjesëmarrje edhe në katër festivale ndërkombëtare

Filmi i regjisorit Bekim Guri vazhdon të depërtojë suksesshëm nëpër vende të ndryshme të botës.

Filmi “Heshtje” i regjisorit Bekim Guri është përzgjedhur për të marr pjesë në kuadër të edicionit të shtatë të festivalit ndërkombëtar të filmit Charleston në Karolinën Jugore të SHBA-së. Lajmin e ka bërë të ditur për KultPlus, vetë regjisori Guri.

“Heshtje” së bashku me filmin “Godka Cirka” të Àlex Lora & Antonio Tibaldi do të prezantojnë kinemanë evropiane në këtë ngjarje kinematografike amerikane, ka bërë të ditur distributori i fimit "Mailuki Films".

Filmi kosovar i metrazhit të shkurtër do të jetë në konkurrencë zyrtare. Permes këtij projekti kinematografik regjisori Guri do të shpalos edhe para publikut amerikan historinë e dhimbshme të vuajtjeve dhe persekutimeve të civilëve shqiptarë gjatë luftës nga ana e forcave paramilitare serbe.

Ngjarja zhvillohet në vitin 1999 kur gjatë dëbimit të civilëve gjatë luftës, një baba duhet të zgjedhë midis jetës së vajzës së tij dhe vdekjes në mënyrë që të ruaj atë nga tmerri.

Ndërkohë më 8 shkurt “Heshtje” është përzgjedhur për të marr pjesë në festivalin ndërkombëtar të filmit LUMS i cili është ndër festivalet më të mëdha për studentë në Azinë Jugore dhe më i madhi në Pakistan.

FiLums mbledh filmbërësit amatorë dhe profesionalë nga e gjithë bota për të shprehur kreativitetin e tyre përmes filmit. Organizatorët kanë thënë se FiLums shpreson t'i jap industrisë krijuese të filmave në Pakistan një reanimim shumë të nevojshëm, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për të ardhmen e prodhuesve të rinj të filmave, të cilët, do t'i sjellin një ringjallje të plotë dhe efektive kinemasë së Pakistanit.

Heshtje do të vazhdojë rrugëtimin ndërkombëtar me shfaqjen në kuadër të “The Queens World Film Festival” që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 4 deri më 9 mars si dhe në festivalin e filmit “ Other Venice Film Festival” që do të organizohet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./KultPlus.com

http://www.kultplus.com/?id=3&l=1786